Infektologu Salih Ahmeti flet për gjendjen e pacientëve në Klinikën Infektive

Në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, sot janë të shtrirë dhjetë pacientë dhe njëri prej tyre pritet të lirohet.

Kështu ka njoftuar Infektologu Salih Ahmeti në një intervistë për KALLXO.com.

Sipas tij, në mesin e pacientëvetre persona janë në gjendje të rëndë dhe me oksigjeno terapi.

“Tre janë në gjendje të rëndë me oksigjeno terapi dhe përkujdesje intensive, ndërsa gjendja e pacientëve të tjerë është stabile dhe në përmirësim e sipër. Kanë edhe sëmundje të tjera shoqëruese të ndryshme, por e kanë moshën e kanë sëmundje shoqëruese natyrisht janë ai grupi me faktorë të rrezikut, ne po bëjmë çdo gjë që edhe gjendja e tyre të stabilizohet”, tha ai.

Sipas tij ritestimi i pacienteve do të vazhdojë për të identifikuar të shëruarit..

Deri më tani në nivel vendi janë identifikuar 1048 të infektuar me coronavirus, 801 prej tyre të shëruar dhe 30 të vdekur.