Valbon Krasniqi, infektolog. Foto: Kallxo.com

Infektologu Krasniqi: COVID-19 po shkon, vera po vjen

Nga 138 testime, sot, asnjë person nuk ka rezultuar pozitiv me COVID-19  në Kosovë.

Ndërkohë, infektologët kosovarë po shprehen edhe optimist për tejkalimin e mundshëm të situatës pandemike.

Infektologu Valbon Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka shkruar se “COVID-i po shkon, vera po vjen”.

Ndërkaq, infektologu Salih Ahmeti në një intervistë për RTK tha se nuk beson se do të ketë një valë të dytë të virusit Covid-19 gjatë vjeshtës.

Sipas tij, nëse coronavirusi do të ndjek rrjedhën natyrore të viruseve, nuk do të përballemi sërish me të.

Që nga përhapja e coronavirusit më 13 mars, sot është vera e parë që Kosova nuk shënoi asnjë rast pozitiv me këtë virus, kurse 4 janë shëruar.

Deri më tani në Kosovë janë identifikuar 1032 raste me COVID-19 prej tyre 789 të shëruar dhe 29 të vdekur.

Për herë të parë nga marsi, sot zero raste me COVID-19