Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Infektologu Arben Vishaj emërohet u.d. drejtor i Klinikës Infektive në QKUK

Infektologu Arben Vishaj nga dje është emëruar ushtrues detyre i drejtorit të Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Vishaj.

“Po, dje jam emëru”, tha ai.

Kujtojmë se deri disa javë më parë këtë pozitë e ka mbajtuar Izet Sadiku për rreth tre muaj, pas dorëheqjes së Lindita Ajazaj – Berisha.

Ende nuk dihet se kur do të hapet konkursi për drejtor në këtë klinikë.

U.D i Klinikes Infektive në QKUK ka dhënë dorëheqje