Infektohen zyrtarët, mbyllet Drejtoria e Urbanizmit në Komunën e Prishtinës
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave Drejtoria e Urbanizmit do të jetë e mbyllur.
Ahmeti bëri të ditur se kjo për shkak të numrit të lartë të zyrtarëve që kanë rezultuar pozitivë ose janë me simptome.
I pari i Prishtinës përmes një postimi në “Facebook” deklaroi se ky dikaster do të jetë në funksion vetëm për raste urgjente.
Nga 1,794 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, brenda 24 orëve të fundit kanë rezultuar 730 raste pozitive.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se Komuna e Prishtinë prin me numrin e të infektuarve me coronavirus. Gjithsej 312 raste janë regjistruar vetëm në Prishtinë.
Prishtina prin me raste pozitive me coronavirus, për 24 orë 312 raste