FOTO: Atdhe Mulla

Infektimet me COVID-19, Gjimnazi “Xhevdet Doda” në Prishtinë kalon në mësim online

Numri i infektimeve të nxënësve dhe mësimdhënësve me COVID-19 ka bërë që nga e mërkura Gjimnazi “Xhevdet Doda” në Prishtinë të kalojë në mësim online për dy javë.

Gjithashtu edhe klasat nga 6 deri në të 9-ën të shkollës fillore “Xhemajl Mustafa” do ta kalojnë në skenarin C të mësimit.

Kështu ka konfirmuar për KALLXO.com drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Shpresa Shala.

“Sot pasdite prej Institutit e kemi marrë rekomandimin për kalimin në skenarin C të Gjimnazit ‘Xhevdet Doda’, për shkak se 4 mësimdhënës janë infektuar me COVID-19 si dhe raste ka edhe në 14 grupe të klasëve. Edhe shkolla ‘Xhemajl Mustafa’ kalon në skenarin C. klasat nga 6 deri në 9”, tha ajo.

Sipas Shalës, në mësim online mund të kalojë shumë shpejt edhe shkolla fillore “Hilmi Rakovica” në Prishtinë.

“Jemi në pritje, sipas të gjitha gjasave edhe shkolla ‘Hilmi Jakovica’ do të kalojë në mësim online, sepse ka shumë raste të infektimeve të nxënësve dhe mësimdhënësve nëpër shkolla”, shtoi drejtoresha e Arsimit.

Sipas të dhënave zyrtare, deri më tani në Kosovë me COVID-19 janë infektuar 83 mijë e 717 persona.