Infeksioni i kaluar i COVID-19 mund të sigurojë ‘disa muaj imunitet’

Shumica e njerëzve që kanë kaluar virusin COVID-19 janë të mbrojtur nga marrja e tij përsëri për së paku pesë muaj, tregon një studim i udhëhequr nga Shëndeti Publik i Anglisë, raporton BBC

Infektimi i kaluar ishte i lidhur me rreth 83% rrezik më të vogël të marrjes së virusit, krahasuar me ata që nuk e kanë pasur kurrë, thuhet në studim.

Por ekspertët paralajmërojnë se disa njerëz mund ta marrin përsëri virusin dhe mund të infektojnë edhe të tjerët.

Zyrtarët gjithashtu theksojnë se njerëzit duhet të ndjekin masën e qëndrimit në shtëpi, pa marrë parasysh a e kanë pasur apo jo virusin COVID-19.

Profesoresha Susan Hopkins, që i priu këtij studimi, tha se rezultatet ishin inkurajuese duke theksuar se imuniteti zgjati më gjatë se sa disa njerëz ishin frikësuar, por edhe kujdesi ka qenë absolut.

Ka qenë goxha shqetësuese pasi disa të ri-infektuar kanë pasur nivel të lartë të virusit-madje edhe pa simptoma, dhe kanë rrezikuar ta bartin edhe tek të tjerët, tha ajo.

“Kjo do të thotë që edhe nëse besoni se ju tashmë e keni pasur virusin dhe jeni të mbrojtur, ju mund të siguroheni se nuk ka shumë gjasa që të zhvilloni infeksione të rënda por ekziston ende rreziku që ju mund ta bartni infeksionin tek të tjerët”, shtoi ajo.

“Tani më shumë se kurrë më parë, është jetësore të qëndrohet në shtëpi, të mbrojmë shërbyesit shëndetësor dhe të shpëtojmë jetë”.

Nga qershori deri në nëntor të vitit 2020, rreth 21 mijë punëtorë shëndetësor në gjithë vendin janë testuar rregullisht për të parë nëse ata e kanë virusin në ato momente ose nëse e kanë pasur më parë.

Ata që nuk kanë pasur antitrupa të virusit, që do të thotë se nuk e kanë pasur kurrë virusin, 318 zhvilluan infeksione të reja të mundshme brenda kësaj kohe.

Por në mesin e 6,614 me antitrupa, ky numër ishte vetëm 44 infeksione të reja të mundshme.

Hulumtuesit morën prova të ndryshme që sugjerojnë se këta njerëz ishin infektuar përsëri, përfshirë simptoma të reja, më shumë se 90 ditë pas infeksionit të parë, teste të reja pozitive përmes shtupës dhe gjakut.

Disa teste janë ende në proces dhe hulumtuesit thanë se rezultatet do bëhen publike sapo të përfundojnë.

Shkencëtaret do vazhdojnë të monitorojnë punëtorët shëndetësorë edhe për 12 muaj të tjerë për ta parë sa zgjatë imuniteti.

Ata gjithashtu do shikojnë nga afër rastet me variantin e ri, i cili nuk ka qenë i shpërndarë gjatë analizës së parë, dhe do vëzhgojnë sa mban imuniteti tek ata që marrin vaksinën.

Dr. Julian tang, ekspert i viruseve nga Universiteti i Leicester, tha se rezultatet ishin shpresëdhënëse për stafin shëndetësor.

“Të marrësh vaksinën pas shërimit nga COVID-19 nuk është problem, dhe me shumë gjasë do rris imunitetin”, shtoi ai.

“Ne gjithashtu do shohim këtë edhe me vaksinën e gripit sezonal. Shpresojmë që rezultatet nga kjo gazetë do ulin ankthin tek shumë punëtorë shëndetësorë që janë të shqetësuar se do infektohen për herë të dytë nga COVID-19”.