Foto: Facebook

Ines Demiri arrin në Izrael

Ambasadorja e Kosovës, Ines Demiri dje ka arritur në Izrael.

Lajmin e ka bërë të ditur, përmes një postimi në Facebook, Dan Oryan, Shefi i Zyrës për Ballkanin në Ministrinë e Jashtme të Izraelit.

“Mirësevjen në Izrael Ines Demiri”, ka shkruar ai.

Kosova dhe Izraeli vendosën marrëdhënie diplomatike ndërmjet të dy vendeve më 1 shkurt të këtij viti.

Ky hap u cilësua nga të dyja vendet si historik dhe ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në mënyrë virtuale.

Marrëveshja u nënshkrua nga ministrja në detyrë e Jashtme e Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri i Jashtëm i Izraelit, Gabriel Ashkenazi.

Në ceremoninë virtuale të nënshkrimit morën pjesë edhe Nënsekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer dhe ambasadorët amerikanë në Prishtinë dhe në Jerusalem.

Njohja e Izraelit për Kosovën, vjen nga marrëveshja e Uashingtonit mes Kosovës dhe Serbisë, e cila u arrit më 4 shtator të vitit të kaluar./RTK