Indonezi - Tërmeti në ishullin Java lë dhjetëra të vdekur dhe qindra të plagosur

Një tërmet në ishullin kryesor indonezian Java ka lënë të vrarë dhjetëra njerëz dhe ka plagosur qindra, thonë zyrtarët e atjeshëm

Tërmeti me magnitudë 5.6 goditi qytetin Cianjur në Java Perëndimore, në një thellësi të cekët prej 10 km, sipas të dhënave të Shërbimit Gjeologjik të SHBA.

Dhjetëra njerëz u dërguan në spital, me shumë të trajtuar jashtë spitaleve.

Ekipet e shpëtimit kanë punuar gjatë natës në përpjekje për të shpëtuar të tjerët që mendohet se janë ende të bllokuar nën ndërtesat e shembura.

Zona ku goditi tërmeti është me popullsi të dendur dhe e prirur për rrëshqitje dheu, me shtëpi të ndërtuara keq të shndërruara në rrënoja në shumë zona.

Numri i saktë i personave të vrarë deri më tani mbetet i paqartë. Agjencia Kombëtare e Zbutjes së Fatkeqësive të Indonezisë (BNPB) ka thënë se numri i tyre zyrtar i të vdekurve ishte 103, duke shtuar se një tjetër shifër e dhënë nga guvernatori rajonal Ridëan Kamil – 162 sosh – mbetet i pa verifikuar.

BNPB ka thënë se 390 persona të tjerë u plagosën dhe se 7,000 njerëz janë strehuar në vende të ndryshme në këtë zonë.

Lëkundjet jane ndjerë edhe në kryeqytetin Xhakarta rreth 100 km larg, ku njerëzit u evakuuan nga ndërtesat e larta.

Tërmetet janë të zakonshme në Indonezi, e cila ndodhet në zonën e “unazës së zjarrit” të aktivitetit tektonik në Paqësor. Ky vend ka një histori tërmetesh shkatërruese dhe cunamesh, me më shumë se 2,000 të vrarë në një tërmet në Sulaëesi të vitit 2018./BBC

Përgatiti: Nuhi Shala