Foto: Rtv21

Indi, 7 të vdekur nga zjarri në hotelin që po përdorej si spital për COVID-19

Të paktën shtatë pacientë kanë humbur jetën pas një zjarri në një spital të përkohshëm për COVID në Vijayawada, në jug-lindje të Indisë.

Zjarri shpërtheu në Pallatin Swarna, një hotel që ishte përdorur për të strehuar pacientët, të dielën në mëngjes, transmeton rtv21.tv.

Ai u soll nën kontroll brenda gjysmë ore dhe të gjithë pacientët që mbijetuan janë transferuar në një spital tjetër në qytet, thanë zyrtarët.

Zjarri i së dielës filloi menjëherë pas orës 05:00.

Deri më tani shkaku i përhapjes së zjarrit është i panjohur dhe raportohet se është nisur një hetim./21Media