Indeksi i perceptimit të korrupsionit: Kosova përparon për tri pikë gjatë vitit 2024

Kosova ka përparuar për tri pikë gjatë vitit 2024 në Raportin e “Transparency International” mbi perceptimin e korrupsionit. Vendi është vlerësuar me 44 pikë gjatë vitit 2024, ose tri pikë më shumë se më 2023, kur kishte 41 pikë, njëjtë siç qe vlerësuar edhe në vitin 2022.

Sipas renditjes, nga 180 vende Kosova është në vendin e 73-të.

Për vlerësimin e 180 vendeve dhe territoreve të botës, organizata përdor një shkallë prej zero pikësh deri në 100, ku zeroja tregon për një vend shumë të korruptuar, ndërsa 100 një vend shumë të pastër.

Foto: Transparency International, 2025

Shqipëria në anën tjetër ka shënuar ngritje për 5 pikë. Gjatë vitit të kaluar, sipas “Transparency International”, Shqipëria u vlerësua me 42 pikë, duke u renditur në vendin e 80.

Mali i Zi nuk ka ndryshuar renditje dhe vlerësim si gjatë vitit 2023. Ky shtet është renditur në vendin e 65-të, nga 180 gjithsej me 46 pikë.

Serbia, gjatë vitit 2024, nuk shënoi përparim. Sipas organizatës, ajo renditet e 105-ta, me 35 pikë – një pikë më pak se në 2023, ku kishte 36 pikë.

Transparency International” ka vlerësuar Danimarkën me më së shumti pikë: gjithsej 90 pikë. Ky shtet ka zënë vendin e parë. Në vendin e dytë, Finlanda me 88 pikë e Singapori me 84 pikë.

Raporti për indeksin e përceptimit të korrupsionit në vitin 2023, Kosova me pikë të njëjta si në vitin 2022

Shënim: Titulli dhe fillimi i artikullit është edituar nga “tre vende” në “tri pikë“. Koha e editimit: 11.02.2025, ora 22:12.