Ilustrim
Incizoi të dashurën derisa po flinte dhe i shpërndau videot në rrjetet sociale, arrestohet i dyshuari
18.11.2024 - 12:22
Një burrë është arrestuar nën dyshimin se e ka incizuar të dashurën e tij derisa ajo ishte duke fjetur, dhe ato incizime më pas i ka shpëndarë në rrjetet sociale.
Rasti ka ndodhur në Leposaviq.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, të publikuar më 18.11.2024, viktima është shtetase e Serbisë, ndërsa i dyshuari është shtetas i Kosovës.
“Dyshohet se viktima f/s, shtetase e Serbisë kishte shkuar në shtëpinë e të dashurit të saj m/k, i cili kishte shfrytëzuar rastin deri sa viktima ishte në gjumë i kishe bërë disa incizime të cilat më pas i kishte shpërndarë në rrjete sociale”- thuhet në raport.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.