Incidenti tragjik në Pejë, arrestohet një person

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se është arrestuar i plagosuri sot në Pejë, në incidentin ku mbetën të vrarë dy persona me armë zjarri.

“Sapo më njoftuan se një ngjarje e trishtuar ka ndodhur në qytetin e Pejës ku kemi vrasje të dyfishtë dhe një të plagosur, i cili tashmë është arrestuar. Siguria dhe mirëqenia e qytetarëve tanë është qenësore. Prandaj, jemi të përkushtuar, që me të gjitha kapacitetet të zbardhim rastin. Ngjarjet e tilla të dhunës me armë duhet të marrin fund. Jam plotësisht i angazhuar për të siguruar që Policia e Kosovës të ketë të gjitha resurset e nevojshme për të zbardhur rastin dhe ofrojë siguri për qytetarët”, ka shkruar Sveçla.

Sot në Pejë kanë mbetur të vdekur dy persona dhe një person eshtë plagosur në një incident me armë zjarri.