Incidenti në “Trepçë”, katër persona të lënduar një i arrestuar
Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës pas incidentit të ndodhur sot në Ndërmarrjen Publike “Trepça”, ku u lënduan katër persona pas një sulmi që bënë disa persona në menaxhmentin e kësaj ndërmarrjeje.
Policia e Kosovës konfirmoi për KALLXO.com se nga incidenti mbetën të lënduar katër persona ndërsa forcat e rendit arrestuan një të dyshuara për sulm.
“Hetuesit janë duke punuar në lidhje me rastin. I kemi katër të lënduar dhe një person është arrestuar në lidhje me rastin, për detaje të tjera do të ju njoftojmë me kohë”, ka thënë për KALLXO.com zyrtarja për Informim e Policisë së Kosovës në Rajonin e Mitrovicës, Fexhirije Pllana.
Një grup i personave, që dyshohet se janë punëtorë të kësaj ndërmarrjeje, kanë hyrë në zyrat e menaxhmentit të ndërmarrjes në mënyrë demonstrative.
Sot gjatë ditës KALLXO.com raportoi në mesin të e të lënduarave është ushtruesi i detyrës së kryeshefit, Enis Abdurrehamni dhe drejtori i Administratës në “Trepçë”, Besim Haxhiu.
Incident në Trepçë, sulmohen u.d. kryeshefi dhe një drejtor – VIDEO
www.kallxo.com