Incidenti mes miqsh në Pejë, miku dhe dhëndri përfundojnë prapa grilave

Një incident mes miqsh ka ndodhur dje në Pejë.

KALLXO.com raportoi dje se miqtë e kanë sulmuar dhëndrin, pasi që ky dyshohej se e kishte rrahur gruan e vet, në këtë rast motrën e të dyshuarve të parë.

Lidhur me rastin, KALLXO.com merr vesh se është arrestuar njëri prej të dyshuarve, i cili është ndaluar për 48 orë.

Burime të KALLXO.com thonë se një person tjetër është në kërkim.

Burime nga Prokuroria e Pejës kanë treguar se edhe viktima e këtij incidenti (dhëndri) është ndaluar për 48 orë. Ky po dyshohet për dhunë në familje, në këtë rast ndaj bashkëshortes së tij.