Ilustrim: Naser Fejza

Incident tragjik në Klinë, 2 persona të vrarë

Dy persona kanë mbetur të vrarë me armë zjarri në një incident që ka ndodhur sot pasdite në një lokal në sheshin “Mujë Krasniqi” në Klinë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

Zëdhënësi ka treguar se tashmë është arrestuar personi i dyshuar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë dy prokurorë të Krimeve të Rënda, drejtori i Policisë Rajonale të Pejës dhe njësitë kompetente të Policisë.

Policia e Kosovës konfirmoi pak më parë për një incident në të cilin kishte mbetur i vrarë një person, kurse një tjetër, i plagosur, ishte dërguar në Emergjencë.

Lajmi për KALLXO.com është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas Gashit, lidhur me këtë rast Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar.

Gashi ka thënë se ngjarja ka ndodhur në ora 17:17 dhe se vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku kujdestar.

Tutje zëdhënësi tha se një person tjetër, i plagosur, është dërguar në Emergjencë.