Ilustrim

Incident në një lokal në Klinë, i dyshuari ua drejton armën disa personave

Dy persona viktima e i dyshuari kanë pranuar lëndime trupore pas një rasti që dyshohet të ketë ndodhur në fshatin Volljak të Klinës.

Dje pas mesnatës, rreth orës 02:55, një burrë derisa kishte qenë në një lokal, nën ndikim të alkoolit kishte nxjerrë armën dhe ia kishte drejtuar disa personave të pranishëm.

Pas kësaj, sipas Policisë së Kosovës, një burrë tjetër gjatë kohës sa ishte duke ia tërhequr armën të dyshuarit kishte pësuar lëndime trupore.

Lëndime është thënë se ka pranuar edhe i dyshuari dhe se të dy personat e përfshirë në rast kanë pranuar tretman mjekësor.

Lidhur me rastin, Policia ka thënë se një armë me pesë fishekë dhe vetura e të dyshuarit janë konfiskuar.

Ky i fundit u tha se me vendim të prokurorit, pas arrestimit, është dërguar në mbajtje ndërsa rasti është iniciuar si “Armëmbajtje pa leje”.