Incident në Malishevë, Nisma Socialdemokrate ndërpret tubimin parazgjedhor

Një incident ka ndodhur gjatë një tubimi parazgjedhor në fshatin Kërvasari të Malishevës.

Atje, zyrtarë të partisë Nisma Socialdemokrate janë detyruar të ndërpresin takimin pas zhurmës së shkaktuar në sallën ku po mbahej takimi me qytetarë.

Incidenti ka ardhur pas kërkesës së një qytetari për të diskutuar për një gurëthyes afër fshatit.

Në këtë takim të pranishëm ishin disa zyrtarë të Nismës, përfshirë kryetarin e Komunës, Ragip Begaj, dhe kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës, Enver Hoti e Refki Bytyqi.

Incidentin për KALLXO.com e ka konfirmuar kryetari i Komunës, Ragip Begaj.

Ai tha se incidenti ka ndodhur në fund të debatit dhe sipas tij është shkaktuar nga simpatizantë të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Tash jemi në fushatë edhe munden të inskenohen gjërat, për të gjitha takimet, ne e kemi kry të gjithë debatin aty. Kanë qenë disa anëtarë të LVV-së aty, kanë marrë pjesë, sepse më herët Vetëvendosja e ka pasur aty takimin dhe kanë marrë pjesë edhe në takimin tonë. Tani në fund pasi është kry programi jonë na kanë bërë pakëz zhurmë”, ka thënë ai.

Begaj ka mohuar se ka pasur ndonjë përleshje fizike në atë tubim.

“Nuk ka pasur as fyerje e as përleshje, është çështja e një gurthyesi atje që Vetëvendosja e ka përdorë atë me marrë pjesë në takimin tonë, na nuk i kemi largu prej takimit”, ka thënë tutje ai.

Në rrjetin social Facebook janë publikuar pamje nga incidenti:

Banorët e fshatit Kërvasari të zhgënjyer dhe të mashtruar nga Nisma nuk lëjuan mbajtjen e tubimit në fshatin e tyre (VIDEO)

Banorët e fshatit Kërvasari të zhgënjyer dhe të mashtruar nga Nisma nuk lëjuan mbajtjen e tubimit në fshatin e tyre (VIDEO)

Publiée par MalishevaPRESS.com sur Lundi 23 septembre 2019

KALLXO.com ka raportuar për ankesat e banorëve të Kërvasarisë nga ndotja e ajrit dhe nga dëmtimet në objektet e banimit që vinin si pasojë e punëve të një gurëthyesi afër fshatit të tyre.

FOTO: Banorët e Kërvasarisë protestojnë kundër gurëthyesit

www.kallxo.com