Incident në Ferizaj, kapet duke fotografuar votën

Një person është arrestuar në fshatin Nerodime e Ulët në Ferizaj pasi dyshohet se ka fotografuar votën e tij.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë në rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

“Rreth orës 14:00 është raportuar se një person në fshatin Nerodime e Ulët ka fotografuar votën e tij. I njëjti është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe po intervistohet”, tha Gashi për KALLXO. com.

Ai ka shtuar se përveç këtij rasti deri më tani nuk ka ndonjë  rast tjetër të raportuar në polici deri më tani.