Incident i ri në Zubin Potok, i vihet flaka punëtorisë së një serbi

Një incident i ri ka ndodhur mbrëmë në komunën e Zubin Potokut.

Punëtoria e një qytetari serb ështe tentuar të digjet nga persona të panjohur.

Rasti, sipas burimeve të KALLXO.com, është cilësuar si zjarrvënie, ndërsa objekti ndodhet te disa familje që edhe më herët kishin pasur djegie të makinave dhe pronave.

Foto: KALLXO.com
Foto: KALLXO.com

Incidentet e zjarrit nisën të shtoheshin pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat, ku nga grupe të paidentifikuara, serbëve lokalë të cilët i regjistronin makinat iu digjeshin makinat.

Zyrtarit policor në Zubin Potok i digjet kontejneri i banimit