Incident i rëndë në Pejë, lëndohet një polic

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka marrë lëndime gjatë një operacioni të Njësive Speciale në afërsi të Radavcit të Pejës.

KALLXO.com mëson se personi i dyshuar e ka goditur me veturë policin ndërsa i njëjti vlerësohet si person me rrezikshmëri të lartë.

I arratisuri dyshohet se është i armatosur.

Në Pejë raportohet se Policia është duke e kërkuar në çdo cep të dyshuarin.