Incident diplomatik në Tiranë, Serbia nuk pranon Kosovën si të barabartë në konferencë

Shqipëria mirëpriti këtë të premte një konferencë mbi “Klimën në Ballkanin Përëndimor” të organizuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Si pjesë e kësaj konference ishte e ftuar edhe Kosova, por në nisje të saj ka ndodhur një incident, e cila bëri që të anulohej.

Delegacioni i Serbisë, i kryesuar nga ministri i Mjedisit nuk ka pranuar që Kosova të jetë prezente në këtë tryezë më përfaqësim të ministrit të Mjedisit, Fatmir Matoshi.

Pas këtij inicidenti, kanë lëshuar konferencën ministri Fatmir Matoshi dhe homologu i tij shqiptar, Blendi Kolosi.

Matoshi pas kësaj për media tha se Kombet e Bashkuara kanë kërkuar nga Kosova që të përfaqësohet në këtë konferencë me zyrtarë të UNMIK-ut.

“Ajo që ka ndodhur sot ka të bëjë më tepër me rregullat stritke të përcaktuara të Kombeve të Bashkuara të cilët kërkojnë që Kosova edhe më tutje të jetë e përfaqësur nën ciglën e UNMIK-ut ose të përfaqësohet nga personat e Qeverisë së Kosovoës, por të shoqëruar nga zyrtarë të UNIMK-ut por që për Kosovën e pa papranueshm  dhe nuk do të ndodh asnjëherë”, tha Matoshi.

Ai shtoi se konferenca do të zhvillohet në nivel teknik dhe do të bëhet si një lloj trajnimi.

Kurse, ministri shqiptar Blendi Klosi, tha se Serbia nuk pranonte që Kosova të ketë të drejtë vote.

“Ne kishim një dakordësi më herët me OKB-në dhe me Serbinë, po ata nuk ishin dakord që Kosova të kishte të drejtë vote, dhe për këtë ne jemi këtu. Kosova kishte statusin e të ftuarit special”, tha ai.

Incident i tillë ka ndodhur edhe gjatë ditës së djeshme në Beograd gjatë nënshkrimit të marrëveshjes së roaming-ut, ku ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli mbajti sot konferencë për media.

Ai kërkoi nga BE-ja që të reagojë ndaj këtyre veprimeve të Serbisë.

https://kallxo.com/pacolli-kerkon-nga-be-ja-qe-ta-disiplinoj-serbine-pas-incidentit-te-djeshem-ne-samitin-digjital-ne-beograd/

www.kallxo.com