Inaugurohet 'rruga për fëmijë' tek shkolla 'Elena Gjika' në kryeqytet - Fotogaleri

Në prezencë të shumë qytetarëve dhe një programi festiv të nxënësve është bërë inaugurimi i “rrugës për fëmijë” tek shkolla “Elena Gjika” në Prishtinë.

Të pranishëm ishin edhe kryetari Përparim Rama, nënkryetarja Donjeta Sahatçiu dhe shumë drejtorë të drejtorive në komunë.

“Po bëjmë lirim të hapësira ashtu siç kemi premtuar, këto rrugë janë për ju fëmijë, makinat duhet të sillen më rrugët përreth. Dua të falënderoj edhe Bashkinë e Tiranës për këshillat pasi ata e kanë nisur më herët projektet për rrugët për fëmijë.  Për të zgjidh kaosin urban duhet të ndërtojmë më shumë hapësira publike”

Komuna e Prishtinës gjatë këtij muaji nisi punimet për punimet në këtë rrugë e cila do jetë hapësirë e dedikuar për fëmijët e jo makinat siç ka qenë deri më tash.

Kjo shkollë sot shënoi edhe 78-vjetorin e hapjes.

Rruga është shtruar me kubëza, në formë të një sheshi të vogël ku janë vënë edhe ulëse e kënde për aktivitete e lojëra.

Komuna e Prishtinës ka në plan që kjo pjesë sheshi me kubëza të zgjerohet edhe në pjesën e xhamive dhe Sahat kullës.

‘Rruga për fëmijë’ tek shkolla ‘Elena Gjika’ në Prishtinë, Foto: KALLXO.com