Qendra e Kulturës në Vushtrri- Fotografi: Avdullah Hoti në Facebook

Inaugurohet Qendra e Kulturës në Vushtrri

Sot është inauguruar Qendra e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Vushtrrisë.

Shtëpia e Kulturës ishte planifikuar të përfundojë vitin e kaluar por si pasojë e mosmarrëveshjes në mes të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komunës së Vushtrrisë finalizimi i saj ka zgjatur deri tash.

Inaugurimin e saj e ka uruar kryeministri Avdullah Hoti, i cili ishte i pranishëm në këtë ngjarje.

“Ishte kënaqësi për mua pjesëmarrja në këtë ngjarje të veçantë për jetën kulturore e artistike të këtij qyteti me traditë të lashtë” ka shkruar Hoti në Facebook.

Në objektin e ri ishte paraparë të vendosen zyrtarët e qendrës, ansambli, arkivi, biblioteka, teatri, galeria e arteve, sallat e ushtrimeve për vallëzim, salla e konferencave, hapësira për lexues dhe vendosjen e librave.

Për këtë projekt ishte paraparë buxhet prej 1,178,132,50 euro dhe është financuar nga Komuna e Vushtrrisë dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Pas shumë vitesh polemika, akuza dhe kundërakuza në mes opozitës dhe pushtetit në vitin 2017 ishte rrënuar objekti i vjetër i kulturës “Hasan Prishtina”