Inaugurohet Palestra e Sportit në Samadrexhë të Vushtrrisë

Në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë sot është inauguruar Palestra e Sportit.

Ministrja e Kulturës Vlora Dumoshi me anë të një postimi në Facebook  ka uruar sportistët e Vushtrrisë me rastin e inaugurimit të kësaj hapësire sportive.

“Bashkë me zëvendësministrat Zefaj dhe Grabovci, kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri dhe sportistë inauguruam Palestrën e Sportit në Samadrexhë, në vatrën e sportistëve të mëdhenj. Kjo Palestër do të rris sportistë që do të ngriten lartë nëpër majat e sportit në botë”  ka shënuar Dumoshi.

Ndërsa, drejtoresha për Kulturë në komunën e Vushtrrisë, Fatmire Cecelia pëmes një postimi ka thënë se Samadrexha ka krijuar histori në sport, dhe se kjo ditë shënon një kapitull të ri në historinë e ndërtimit të infrastrukturës sportive për sportistët e Vushtrrisë.