Imri Ahmeti. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Imri Ahmeti, rikandidohet për kryetar të Lipjanit

Lidhja Demokratike e Kosovës ka zyrtarizuar tetë kandidatët për kryetar komune për zgjedhjet lokale që priten të mbahen në vjeshtë.

Në mesin e tyre është edhe Imri Ahmeti për kryetar të Lipjanit.

Ahmeti është kryetari aktual i kësaj Komune.

Përveç tij, ky subjekt politik, shumicën e kandidatëve për kryetar komune i ka rikandiduar kryetarët aktual.

Kandidatë për kryetar të Komunës së Prishtinës është Përparim Rama, për kryetar të Komunës së Podujevës është Ekrem Hyseni, për kryetar të Komunës së Pejës është Gazmend Muhaxheri, për kryetar të Komunës së Suharekës është Ardian Shala, për kryetar të Komunës së Lipjanit është Imri Ahmeti, për kryetar të Komunës së Fushë -Kosovës është Burim Berisha, për kryetar të Komunës së Vitisë është Sokol Haliti dhe për kryetar të Komunës së Vushtrrisë është Xhafer Tahiri.