Jeta në Komunë, Lipjan. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Imri Ahmeti përballë Jeta Xharrës - LIVE

Në serinë e debateve “Jeta në Komunë”, sonte përballë Jeta Xharrës është kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti.

Ahmeti do të ballafaqohet me premtimet që i ka dhënë në vitin 2013 dhe 2017, para marrjes së dy mandatave në këtë komunë.

Në debatin “Jeta në Komunë”, i pari i Lipjanit, Imri Ahmeti do të sfidohet rreth problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët e kësaj komune, si mungesa e ujit e kanalizimit, e trotuareve dhe rrugëve, mungesës së punësimit, si dhe shumë çështjeve të tjera.

Në debat do të diskutohet edhe rreth drejtorëve me aktakuza në Lipjan, si dhe drejtorët politik të shkollave të kësaj komune.

Storia e suksesit për Lipjanit, do të flasë rreth Klubit të Futbollit “Arbëria” nga fshati Dobrajë e Madhe, i cili po i sfidon ekipet më të mëdha të Super Ligës së Kosovës në futboll.

Në studio gjithashtu janë prezentë edhe asamblistët, Lulzim Rrustemi nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Shkëlzen Bislimi nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV)  dhe Ramiz Qeriqi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Pjesë e debatit janë edhe Lulzim Qerimi, nënkryetari i komunës për komunitete nga Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), si dhe Bekim Krasniqi, nga organizata Youth Association for Human Rights (YAHR).

Gjithashtu virtualisht përmes platformës “Zoom”, pjesë e debatit janë edhe asamblistët, Argjend Tasholli nga PDK-ja, Albulena Kelmendi nga LVV-ja dhe  Lumturie Bytyqi – Hasani, po ashtu nga PDK.

Imri Ahmeti është në mandatin e tij të dytë duke udhëhequr me Lipjanin.