Ilustrim

Importi drejt Kosovës shtrenjtohet për 2%

Në tre muajt korrik-shtator të sivjetëm, çmimet e importit pësuan rënie rreth 1 përqind në krahasim me tremujorin paraprak, ndërsa në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2018, çmimet ishin më të larta mesatarisht 2.1 përqind.

Çmimet kryesisht u ngritën te prodhimet bimore dhe shtazët e gjalla për t’u neutralizuar nga rënia çmimeve të instrumenteve optike, matëse e muzikore.

Në tremujorin e tretë të këtij, indeksi i çmimeve të importi pësoi rënie rreth 1 përqind në raport me tre muaj më parë dhe atë kryesisht tek sektori i lëkurës dhe artikujve të saj

“Indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit në Kosovë pësoi rënie për (-0.9%) në TM3  2019, krahasuar me TM2 2019. Rënie më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishin te: lëkura dhe artikujt e saj (-10.1 %); prodhimet minerale (-4.0%); tekstili dhe artikujt e tij (-3.4%); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (-2.0%); instrumentet optike, fotografike, matëse, madicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës (-2.0%); mjetet e transportit (-0.9%); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (-0.7%); druri dhe artikujt e tij (-0.3%); prodhimet e industrive kimike (-0.3%); vajrat ushqyese (-0.3%); metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë (-0.2%); dhe artikujt e ndryshëm të prodhuar (-0.2%)”, thuhet në komunikatën e Agjencisë së Statistikave.

ASK tutje thotë se rënia u neutralizua kryesisht nga ngritja e çmimeve sipas sektorëve te: prodhimet bimore 2.9 përqind; shtazët e gjalla dhe prodhimet e tyre 0.5 përqind; këpucët 0.4 përqind; dhe artikujt e gurit, llaçit, prodhimet e keramikës dhe të qelqit 0.1 përqind.

Sipas ASK-së, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2018 çmimet e importit u ngritën në një mesatare prej 2.1 përqind. Ngritje më të mëdha sipas sektorëve ishin te: prodhimet bimore 22.4 përqind; shtazët e gjalla dhe prodhimet e tyre 11.5 për qind; lëkura dhe artikujt e saj 11.1 përqind; prodhimet minerale 8.3 përqind; artikujt e ndryshëm të prodhuar 6.7 përqind; artikujt e gurit, llaçit, prodhimet e keramikës dhe të qelqit 1.6 përqind; këpucët 1.1 përqind; metalet bazë dhe artikujt e tyre 1.0 përqind; letrat dhe artikujt e saj 0.5 përqind; prodhimet e industrive kimike 0.4 përqind; dhe plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre 0.2 përqind.

ASK tregon se cilët artikuj kontribuuan në neutralizimi e çmimeve te sektorëve që patën rritje

“Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te: instrumentet optike, fotografike, matëse, madicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës (-16.4%); tekstili dhe artikujt e tij (-12.4%); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (-2.4%); vajrat ushqyese (-1.8%);  artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (-0.1%); dhe druri dhe artikujt e tij (-0.1%)”, njofton ASK.

Këto të dhëna Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) i bëri të ditura përmes publikimit të indeksit “Indeksi i Çmimeve të Importit (IÇIMP), për TM3 2019”.