Njoftimi i MSh-se

Impakti i KALLXO.com, MSh përmirëson njoftimin për vendvaksinimin e qytetarëve në Pejë

Njoftimet e pasakta të Ministrisë së Shëndetësisë për vaksinimin e qytetarëve nga komuna e Pejës, janë përmirësuar tek pas raportimit të KALLXO.com.

Ministria në njoftimet e saj, shpjegonte se vaksinimi i qytetarëve kundër COVID-19 në të gjitha komunat e Kosovës, bëhet nëpër Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare. Mirëpo, nuk e kishte specifikuar Pejën, komunë kjo e cila ka përgatitur një qendër të veçantë enkas për vaksinim të popullatës kundër COVID19.

KALLXO.com ka raportuar edhe dje për këtë situatë e cila ka shkaktuar paqartësi te qytetarët pejan.

Për shkak të njoftimit jo të duhur të MSh-së, qytetarët e Pejës dje ia kishin mësyrë QKMF-së.

Pas raportimit të KALLXO.com për gabimin e MSH-së, ai është përmirësuar gjatë ditës së sotme.

Tash në njoftim e institucionit më të lartë shëndetësor në vend, e që shihet edhe në tabelën e mëposhtme, tregohet saktë vendi se ku mund të vaksinohen qytetarët e Pejës.

Peja me objekt të veçantë për vaksinim, qytetarët ankohen për konfuzion