Imer Zeqiri zgjidhet kryetar i sindikatës së Policisë së Kosovës

Imer Zeqiri është zgjedhur kryetar i sindikatës së Policisë së Kosovës sot në kuvendin e katërt zgjedhor

Nënkryetar i kësaj sindikate është zgjedhur Avdi Hoti.

Në komunikatën e kësaj sindikate thuhet se të zgjedhurit do të punojnë për të drejtat e punëtorëve të Policisë së Kosovës.

“Të pranishmeve, më një fjalë rasti iu drejtuar ish kryetarja e Sindikatës së PK-së, znj. Valbona Kamberi, kryetari i BSPK-së, Avni Ajdini si dhe nënkryetarja e SBASHK-ut, Znj Vjollca Shala. Përpos mysafirëve që ishin prezent, u ndanë mirënjohje për ish-kolegët dhe ish përfaqësuesit e Sindikatës së PK-së”, thuhet në komunikatë.