ILUSTRIM- Xhami në Prishtinë. Foto: Denis Sllovinja/Kallxo.com

Imami i Xhamisë në Kaçanik: Dyert e xhamisë kur është kryer vjedhja kanë qenë të hapura, nuk është thyer dera

Dikush dyshohet se vjedhi para nga dy arkat e vendosura brenda xhamisë në fshatin Duraj të Kaçanikut

Rastin në Policinë e Kosovës e ka raportuar imami i xhamisë i cili ka thënë se paratë ishin të dhuruar nga qytetarët për nevojat e xhamisë.

Imami, Fidaim Fazliu ka thënë për KALLXO.com se nuk dihet saktë shuma e vjedhur por që nuk ka qenë e madhe.

Fazliu theksoi se dyert e xhamisë gjatë kohës së që është kryer vjedhja kanë qenë të hapura.

“Ka ndodhur dje në orën 10:40 nëse nuk gaboj. Dyert e xhamisë kanë qenë të hapura, nuk është thyer dera e as dritarja. I ka shkulur dy arkë e xhamisë që janë të vendosura për bamirësi që përdorën për nevojat e xhamisë. Njërën e ka marrë kurse tjetrën ka lënë. Shuma nuk dihet sa ka qenë por i sigurt se nuk ka qenë shumë e madhe”, tha ai.

KALLXO.com ka kontaktuar sot me Policinë e Kosovës e cila ka konfirmuar se ende nuk ka të arrestuar ndërsa janë duke grumbulluar informacione pasi në xhami ka kamera të sigurisë.

 

Vidhen paratë nga kasafortat e një xhamie në Kaçanik