Ilustrim, Foto: REL/Shutterstock

ILO: Punësimi i të rinjve ka pësuar nje rënie me 8.7 përqind krahasuar me 3.7 përqind për të rriturit

Komisioni Evropian (KE) dhe Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) kanë bërë të ditur se në të arshmën do të bashkëpunojnë për të mbështetur institucionet përgjegjëse për politikat e punësimit të të rinjve në Ballkanin Perëndimor përmes Garancisë për të Rinjtë.

“Në rang botëror, në vitin 2020, punësimi i të rinjve ka pësuar nje rënie me 8.7 përqind krahasuar me 3.7 përqind për të rriturit. Analiza e përqindjes e të rinjve që nuk janë janë të angazhuar në punësim, arsim apo trajnim (NEET), na ndihmon të kuptojmë cënueshmërinë e tyre në përgjithesi në këtë situatë ekonomike”, thuhet në njoftim.

Tutje, Organizata e Punës i ka bëre thirrje qeverive që të ndërmarrin masa për të parandaluar shndërrimin e daljes afatshkurtër të të rinjve nga tregu i punës, në një përjashtim afatgjatë për një brez të tërë të rinjsh.

“Mbështetja e ofruar nga KE/ ILO përfshin përshtatjen e garancisë për të rinjtë në kontekstin e Ballkanit Perëndimor përmes mbështetjes në programimin dhe monitorimin e politikave, trajnimit të avancuar dhe të përfitimit të përvojave nga vendet e tjera në Ballkanin Perëndimor dhe në BE”, është bërë e ditur.