Ilir Morina lirohet nga detyra e Kryeshefit të Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit

Kryeshefi i Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK), Ilir Morina, është liruar nga kjo detyrë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Morina, përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’.

“Unë sot pas kërkesës sime të së enjtes që të vazhdoi të jap kontributin tim në Universitet, u lirova nga detyra e Kryeshefit Ekzekutiv të AMMK. Falenderoj ministrin dhe të gjithë kolegët për punën 18 vjeçare të përbashkët në MMPH”, ka shkruar Morina.

Në këtë shkrim, Morina ka falënderuar edhe organizatën gjermane GIZ, për ndihmën dhe mbështetjen ndaj AMMK-së, në sektorin e shërbimeve publike dhe të menaxhimit të mbeturinave.

“Mirëprita në zyrën time Stefan Mager, drejtues i ri i këtij programi. Edhe pse ishte dita ime e fundit si Kryeshef i AMMK-së, bashkëpunimi me GIZ do të vazhdojë”, ka shkruar Morina.