Ilir Meta takon Kurtin dhe Mustafën

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta ka qëndruar së fundi në Prishtinë.

Ai gjatë ditës së djeshme është takuar me Albin Kurtin dhe Isa Mustafën.

Meta thotë se i ka falënderuar për ndihmën konkrete që kanë dhënë për t’i mbështetur familjet e prekura në tërmeti.

Ndërsa thotë se i ka uruar sukses të dyve në rrugën e tyre drejt partneritetit qeverisës.

“Si fitues të zgjedhjeve parlamentare iu urova suksese në partneritetin e tyre për krijimin e institucioneve të reja qeverisëse. Kosova i ka të gjitha mundësitë të jetë një shembull i mirëqeverisjes në rajonin tonë”, ka shkruar Meta në Facebook.