Ilir Meta pritet me nderime të larta nga presidentja Vjosa Osmani (FOTO)

Me nderime të larta shtetërore, presidentja e vendit Vjosa Osmani, ka pritur presidentin e Shqipërisë Ilir Meta në nisjen e vizitës së tij zyrtare në Kosovë.

Takimi do të jetë i mbyllur për media, ndërsa pas takimit do të ketë konferencë të përbashkët mes dy presidentëve.

Meta, përveç Osmanit do tË takojë edhe kryeministrin Albin Kurti dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

Presidenti i Shqipërisë do jetë në vizitë zyrtare në Kosovë deri më 23 korrik.

Meta do të pasohet nga Bajram Begaj, i cili më 4 qershor është zgjedhur Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë por ende nuk e ka marrë zyrtarisht detyrën.

Agjenda e vizitës së presidentit Meta në Kosovë