Ilir Meta, FOTO:ZKM

Ilir Meta: Ishte nder dhe privilegj të shërbeja si President i Republikës së Shqipërisë

Presidenti në largim i Shqipërisë, Ilir Meta në ditën e tij të fundit si president ka thënë se ishte nder dhe privilegj të shërbente për pesë vjet si President i Republikës së Shqipërisë.

“Ishte një nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm të shërbeja këto pesë vite si President i Republikës së Shqipërisë”, ka shkruar ai në Facëbook.

Meta ka uruar më të mirën për vendin e tij.

“Uroj për atdheun dhe kombin tonë më të mirën! Paqe dhe mbarësi për çdo familje shqiptare! Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, thuhet në publikimin e tij.

Këtë të diel në orën 18:00 do të zhvillohet ceremonia solemne e betimit të presidentit të ri të Shqipërisë, Bajram Begaj në Parlament.