Kryeministri Edi Rama gjatë një deklarate për mediat. Foto: LSA
Ilir Meta e dekreton Ramën si kryeministër
11.9.2021 - 12:39
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta dje ka dekretuar Edi Ramën si kryeministër të Shqipërisë.
Përmes një njoftimi të bërë në faqen e Presidentit të Shqipërisë është njoftuar se dekretimi është bërë në bazë të ligjit dhe në mbështetje të neneve të caktuara të Kushtetutës.
“Zoti Edi Rama, emërohet kryeministër i Republikës së Shqipërisë”, thuhet në këtë njoftim.
Rama fitoi zgjedhjet më 25 prill të këtij viti.
Partia Socialiste e Shqipërisë ku ai është kryetar e ka shumicën e vendeve në Kuvend.
Kabineti i Qeverisë së tretë të udhëhequr nga Rama përbëhet nga 12 gra e 4 burra.