Presidentët hashim Thaçi e Ilir Meta gjatë takimit në Prishtinë. Foto: Kallxo.com

Ilir Meta dhe Hashim Thaçi flasin në telefon për situatën me COVID-19

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, e ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Presidenca shqiptare ka njoftuar se të dy Presidentët disktuan mbi gjendjen aktuale dhe masat e marra nga të dyja shtetet për përballimin me sukses të krizës shëndetësore dhe social-ekonomike të krijuar nga pandemia COVID-19.

“Presidenti Meta dhe Presidenti Thaçi shprehën vullnetin që në frymën e solidaritetit mbarëkombëtar dhe bashkëpunimit rajonal, të dyja shtetet të koordinohen dhe të shkëmbejnë ngushtësisht përvojat për tejkalimin e shpejtë të situatës së vështirë në interes të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Në Kosovë deri më tani janë konfirmuar 449 raste me coronavirus, ndërkaq në Shqipëri 539 raste.