Ilir Ferati synon ta pasojë babanë e tij, të ndjerin Fadil Ferati, në postin e të parit të Istogut

Ilir Ferati është zyrtarizuar nga LDK-ja si kandidat për kryetar të komunës së Istogut, për zgjedhjet lokale të tetorit.

Ferati është zgjedhur kandidat me vendim të kryesisë së LDK-së.

Ai është djali i ish kryetarit të Istogut, Fadil Feratit, i cili kishte vdekur në vitin 2010.

Ilir Ferati në legjislaturën e kaluar ishte deputet në Kuvendin e Kosovës, nga radhët e LDK-së.

Komuna e Istogut njihet si ‘bastion’ i LDK-së, ndërsa në zgjedhjet lokale të 2017-ës kishte fituar Haki Rugova, të tretin mandat me radhë.

Ky i fundit është dënuar me burgim efektiv për korrupsion nga Gjykata e Pejës, pas aktakuzës së ngritur pas hulumtimit të bërë nga emisioni ‘Drejtësia në Kosovë’.

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një komunikate për media ka zyrtarizuar kandidatët për kryetar në 10 komuna të Kosovës, për zgjedhjet lokale të vjeshtës së këtij viti.

LDK-ja zyrtarizon kandidatët për kryetar në 10 komuna