Ilir Dugolli dorëzon detyrën si ambasador i Kosovës në Turqi

Ambasadori i Kosovës në Turqi, që mbulonte edhe Jordaninë, Pakistanin dhe Afganistanin, Ilir Dugolli sot ka dorëzuar detyrën.

Ai do të jetë ambasador i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), ndërsa përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Twitter’, Dugolli ka thënë se ka qenë privilegj për të, të punoj në ambasadën e Kosovës.

“Sot është dita ime e fundit si ambasador i Kosovës në Turqi, Jordani, Pakistan dhe Afganistan. Ju shpreh mirënjohjen e thellë zyrtarëve, diplomatëve dhe të gjithë atyre me të cilët kam pasur privilegjin të punoj, përfshirë kolegët e mrekullueshëm në ambasadën e RKS. Ishte një nder i madh”, ka shkruar Dugolli në ‘Twitter’.