IKShPK

IKShPK uron besimtarët islam për festën e Bajramit të Madh

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sonte ua uroi të gjithë besimtarëve myslimanë Fitër Bajramin.

IKSHPK shprehu mirënjohje dhe respekt për përkushtimin që besimtarët kanë treguar gjatë gjithë muajit të Ramazanit në zbatimin e rekomandimeve tona.

“Ne besojmë se një mënyrë e këtillë e manifestimit të besimit do të tregohet edhe gjatë festës së Bajramit të Madh. Prandaj, duke pasur parasysh se rreziku nga COVID-19 nuk ka kaluar ende, IKSHPK bënë thirrje që në këto ditë feste të shmangen vizitat tradicionale tek familjarët dhe tek njëri-tjetri, dhe të vazhdohet me zbatimin e rekomandimeve të IKSHPK dhe të MSH, ashtu siç jeni udhëzuar gjithashtu edhe nga Bashkësia Islame e Kosovës”, bëri të ditur IKSHPK përmes komunikatës.

Sipas Institutit, vetëm me kujdesin e shtuar të të gjithëve, me përkushtimin dhe angazhimin e përbashkët do të mund të tejkalohet kjo situatë.

“Lutemi që solidariteti dhe mirëqenia të mbizotërojë mes nesh, me shpresën që festimet e ardhshme të shënohen sipas traditës dhe në rrethana të tjera më të mira”, shtoi më tutje IKSHPK. Besimtarët myslimanë nesër e festojnë ditën e parë të Fitër Bajramit.