IKShPK: Uji nga ujësjellësi është brenda standardeve për pije

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se se në bazë të e monitorimit dhe analizimit të ujit për pije në Prishtinë, të gjithë parametrat kimik dhe baktereriologjik rezultojnë mbrenda standardeve të parapara me rregulloret për cilësinë e ujit për pije.

“Në bazë të parametrave të analizuar uji nga ujësjellësi është brenda standardeve të parapara për ujin e pijshëm” thuhet në njoftimin e Institutit.

Sipas Institutit, reshjet e shtuara atmosferike në rajonet e Kosovës dhe në Prishtinë, kanë krijuar ngritje të nivelit të ujit në disa lumenj dhe liqej akumulues por këto sasira nuk kanë shkatuar vërshime duke përjashtuar disa fshatëra të Podujevës.Përkundrazi, kanë përmisuar furnizimin me ujë në rajonin e Prishtinës përmes KRU “Prishtina”.

IKShPK ka njoftuar se do të vazhdojë me monitorimin e cilësisë së ujit për pije sipas kompetencave ligjore në fuqi me përgjegjësi të lartë profesionale.