Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

IKShPK u bën thirrje qytetarëve të vaksinohen

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të marrin vaksinën kundër COVID-19.

“Të dashur qytetarë, vaksinohuni. Mos lejoni mbylljen e të gjithëve nga pakujdesia e disave. Kudo që hasni persona që nuk janë vaksinuar, i këshilloni të vaksinohen për të ruajtur shëndetin e tyre dhe të afërmve të tyre. Mosvaksinimi përkeqëson situatën epidemiologjike, rritë rastet e sëmundjes, rritë rastet e vdekjes, mbingarkon institucionet shëndetësore”, thuhet mes tjerash në apel.

Sipas të dhënave zyrtare, deri më tani, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 333,705 doza të vaksinës.

Ndërsa deri të enjten, 99,377 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.