IKShPK: Tre javët e ardhshme janë kritike, qëndroni në shtëpi

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani, në një konferencë për media ka thënë se tre javët e ardhshme janë kritike për shpërthimin e pandemisë, COVID-19.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos dalin nga shtëpitë e tyre pa nevojë, gjatë tre javëve të ardhshme, më saktësisht deri në fund të prillit.

“U kisha lut që qytetarët të përmbahen deri në fund të prillit, pra janë një tri javë kritike që mund të konsiderohen nga epidemiologet të rrezikshme të shpërthimit të rasteve të reja të COVID-19. Qytetarët të përmbahen në shtëpi, të dalin për nevoja të veçanta”, ka thënë Ramadani.

Deri më tani në Kosovë janë identifikuar 135 raste me COVID-19, 16 të shëruar dhe një i vdekur.