Ilustrim

IKShPK thirrje qytetarëve: Mos dilni jashtë pa nevoja esenciale

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë thirrje te qytetarët e veçanërisht te të moshuarit që të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos dalin jashtë pa pasur nevoja esenciale.

IKShPK po ashtu ka lutur qytetarët që të ju përmbahen rekomandimeve të Institutit dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Të nderuar qytetarë, ju lutemi, përmbajuni rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

  • Të dashur të moshuar, ju lutemi të mos dilni nga shtëpia! Qëndroni në shtëpi, kjo ua shpëton jetën!
  • Të nderuar familjarë të të moshuarve, ju lutemi kujdesuni për më të dashurit tuaj të moshuar dhe për nevojat e tyre, duke u siguruar që të mos dalin nga shtëpia!
  • Mbani distancë sociale për 2 metra! Aplikoni masat e nevojshme higjienike!
  • Na ndihmoni pak që të ju ndihmojmë shumë!
  • Së bashku, ne mundemi dhe ia dalim!

Deri më sot janë konfirmuar 94 raste pozitive me COVID-19. Gjithashtu Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të ketë kufizim të lëvizjes nga ora 17 deri në ora 6 në mëngjes.