Ushqiimet që mund ta mbrojnë lëkurën nga rrezet e diellit - Foto: Rtv21

IKShPK, rekomandon për kujdes të shtuar në konsumimin e ushqimit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka ftuar qytetarët për kujdes të shtuar gjatë gatimit, ruajtës, shpërndarjes dhe konsumit të ushqimit.

“Shumë herë jemi ballafaquar me helmime me ushqim, ku qytetarë për shkak të konsumimit të ushqimit të kontaminuar kanë përfunduar në spital, të cilët falë përkujdesjes së ekipit të mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë. Kujdes i shtuar ku konsumohet ushqimi”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga IKShPK.

Sipas IKShPK-së kërkohet shmangie e konsumimit të mishit dhe peshkut, suxhukut dhe produkteve të ngjashme të papërpunuara termikisht. Shmangia e konsumimit të ushqimit që përmban vezë të freskëta, majonezë, salcat e ndryshme, etj. Shmangia e konsumimit të djathit të freskët nga qumështi jo i pasterizuar ose zier! Shmangia e konsumimit të frutave dhe perimeve të palara.

“Nuk preferohet konsumimi i ushqimit që ka qëndruar jashtë frigoriferit për më shumë se 2 orë. Konsumoni qumësht të pasterizuar ose të zier. Frutat dhe perimet të lahen me ujë të bollshëm. Ushqimi i mbetur të ruhet në frigorifer. Ushqimi i ngrirë i cili është shkrirë duhet të konsumohet sa më shpejt ose të hidhet dhe nuk duhet të ringrihet”, thuhet tutje.