IKSHPK: Në Kosovë nuk është raportuar asnjë rast i dyshimtë me Linë e Majmunëve

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), ka njoftuar se në Kosovë nuk është raportuar asnjë rast i dyshimtë sa i përket Lisë së Majmunëve.

IKSHPK ka njoftuar se ka përpiluar dokumentin e parë, me rekomandime dhe masa për institucionet shëndetësore sa i përket kësaj sëmundje i cili është shpërndarë të gjitha institucioneve shëndetësore në vend.

IKSHP tutje ka thënë se vaksina për një sëmundje të tillë ende nuk është e disponueshme për distribuim.

“Sa i përket furnizimit me vaksina për një sëmundje të tillë, IKSHP njofton se vaksina ende nuk është e disponueshme për distribuim dhe ekziston në botë vetëm vaksina kundër Variola Vera. Jemi në komunikim t vazhdueshëm me OBSH-në dhe ECDC-në, për vlerësimin e rrezikshmërisë dhe rekomandimeve për masat që duhet ndërmarrë për sëmundjen në fjalë”, thuhet në njoftim.

Insituti ka njoftuar se po përcjell me vëmendje epidemiologjinë e Lisë së Majmunëve.

“Ministria e Shëndetësisë, në koordinim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton qytetarët e Kosovës, se po përcjell me vëmendje epidemiologjinë e Lisë së Majmunëve, që nga paraqitja e rasteve të para jashtë kontinentit të Afrikës, në SHBA, Evropë dhe Izrael, me mbi 100 raste të raportuara deri më tani”, thuhet në njoftim.

IKSHPK ka berë të ditur se në vazhdimësi po monitoron nga afër situatën epidemiologjike në shtetet e rajonit dhe në botë, dhe konform situatës do të qytetarët do të njoftohen në kohë reale.