IKShPK: Mos qëndroni gjatë në livadhe për shkak të rriqërave

Instituti i Shëndetësisë Publike ka këshilluar qytetarët që të mos qëndrojnë gjatë në livadhe dhe shkurre për shkak të mundësisë së pickimit nga rriqërat.

Në komunikatë thuhet se Instituti Kombëtar po përcjell me vëmendje situatën epidemiologjike ne komunat endemike me ethe hemorragjike Krime-Kongo dhe po teston çdo mostër të dyshimtë ne EHKK.

Gjithashtu nëse qëndrimi i qytetarëve në këto vende është i pashmangshëm atëherë ata duhet të kenë veshur rroba të gjata dhe pantallona të futura në çorapë,

Duhet të përdorni preparate me të cila lyejmë pjesët e trupit të cilat i dëbojnë insektet nga trupi i njeriut e sidomos në pjesët e zbuluara të trupit, (shuplakat, qafën), Kontrolloni trupin mos keni ndonjë rriqër gjatë qëndrimit në vatër, Kontrolloni përsëri trupin pas largimit nga livadhi apo vendet me shkurre, Nëse keni rriqër në trup ofrohuni në qendrën më të afërt mjekësore sa më shpejt, Kositja e barit të bëhet në vazhdimësi (oborr dhe livadhe), Pastrimi dhe dezinfektimi i stallave të bëhet në vazhdimësi, Mbajtja e higjienës personale në nivelin më të lartë.