COVID-19 - Ilustrim: Naser Fejza

IKShPK-ja publikon rezultatet e testimit të 612 mostrave për COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se nga 612 mostra të marra, 71 prej tyre janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë.

Numri total i të infektuarve ka arritur në 14,637.

Sipas njoftimit të IKShPK-së, në 24 orët e fundit janë shënuar edhe 7 vdekje të reja nga COVID-19, duke e rritur shifrën e të vdekurve nga ky virus deri më tani në 596.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 163 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.435 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.606.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 13 raste, komuna Ferizaj 7 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Gjakovë 4 raste, komuna Podujevë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Rahovec 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Hani i Elezit, Kamenicë, Klinë, Lipjan, Malishevë, Mamushë, Shtime dhe Suharekë.