IKSHPK i bën thirrje qytetarëve për t'u vaksinuar

Instituti Kombëtar i Shëndësisë Publike u ka bërë thirrje qytetareve të Kosovës që të vaksinohen kundër COVID-19.

“Vaksinimi kundër COVID-19 shpëton jetë! Vaksinimi është metoda më e mirë, më e lirë dhe me efikase në luftë kundër COVID-19!”, thuhet në thirrjen e IKSHPK-së.

Sipas IKSHPK-së, me vaksinim do të kalohet vala e re nga varianti Delta me sa më pak të sëmurë e sa më pak viktima.

“Vaksinimi zgjon mbrojtjen natyrore të trupit tonë për të krijuar rezistencë ndaj infeksioneve specifike dhe e fuqizon sistemin imunitar. Vaksinimi parandalon vdekjet dhe komplikimet e rënda, të cilat kërkojnë shtrirjen e pacientit në spital. Vaksinohuni tash për të mos marrë masa rigoroze në vjeshtë!”, përfundon thirrja e IKSHPK-së.

Sipas të dhënave zyrtare prej fillimit të procesit të vaksinimit, në Kosovë janë dhënë 478,084 doza të vaksinës, prej tyre, 312, 894 persona janë vaksinuar me dozën e parë ndërsa 165,190 janë vaksinuar me dozën e dytë.

Në total numri i rasteve aktive ne COVID-19 në Kosovës është 1,321.