
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK). FOTO: Ministria e Shëndetësisë
IKSHPK do të furnizohet me 780 mijë euro pajisje
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK) ka përfituar pajisje në vlerë prej 780 mijë euro.
“Ministria e Shëndetësisë përmes fondeve të projektit “Kosovo Emergency Covid-19 Project-AF”, financuar nga kredia e Bankës Botërore ka nënshkruar kontrata me disa operatorë ekonomikë për furnizim me pajisje laboratorike, frigoriferë, kabinete të sigurisë, mikroskopë, material harxhues, kite etj., ku përfitues i drejtpërdrejtë është IKSHPK” – thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Sipas njoftimit, në kuadër të këtij financimi, IKSHPK do të furnizohet me:
– Pajisje laboratorike (Inkubaktorë, Sterilizues me ajër të nxehtë, Autoklavë, Spectophotometër, Sistemi automatik i monitorimit mjedisor në kohë reale për parametrat fizikë, etj.);
– Frigoriferë të llojeve të ndryshme;
– Kabinete të sigurisë për mikrobiologjinë;
– Mikroskopë;
– Sistem për identifikimin automatik të mikroorganizmave dhe testeve të ndjeshmërisë;
– Kite dhe materiale harxhuese.